Avdylajt përfundojnë në gjyq, ja akuzat ndaj tyre

Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në seancën paraprake për dosjen 339 e kalon për gjykim çështjen.

Vendimi është marrë nga gjykatësja Irena Gjoka e cila një muaj më parë ia ktheu dosjen prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Të pandehu përfundojnë grupi i Avdylajve të Shijakut, në total 22 persona. 

Mbi ta rëndojnë akuzat e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.