Vështirësohet rifillimi i Serie A, Milani 4 raste pozitive me koronavirus

Pas Fiorentinës dhe Sampdorias, së fundmi edhe klubi i Milanit ka futbollistë të prekur me koronavirus.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, pas testimeve në klinikën “La Madonina”, 4 futbollistë të klubit kuqezi kanë rezultuar pozitiv me firusin famëkeq, shkruan SYRI.net.

Klubi i Milanit deri tani nuk ka konfirmuar asnjë rast dhe sipas “Coriere dello Sport”, skuadra Italiane pret edhe testin e dytë dhe më pas të vijë me një reagim zyrtar.

Futbollistët e Milanit gjatë ditës se djeshme u stërvitën individualisht dhe nëse konfirmohen rastet atëherë vështirësohet starti i kampionatit në Serie A.

Ditë më parë te Fiorentina u konfirmuan 6 raste, 3 janë futbollist, ndërsa te Sampdoria janë 4 futbollist të prekur me “Covid 19”.