Largimi nga Napoli, mediat në Itali zbulojnë klubin e ri të Hysajt

Ditën e djeshme agjenti i Elseid Hysajt konfirmoi se futbollisti shqiptar nuk do të rinovojë kontratën me klubin e Napolit dhe së shpejti pritet të largohet nga “San Paolo”.

Menjëherë pas deklaratës së Mario Giuffredi për mikrofonat e “Radio Kiss Kiss”, mediat në Itali bëjnë me dije që futbollisti shqiptar nuk do të largohet nga Serie A dhe është favorit që të nënshkruajë me Romën.

Siç raporton gazetari i “Sport-Italia”, Alfredo Pedulla, Roma e ka si objektiv transferimin e Hysajt dhe transferimi i tij mund të zyrtarizohet gjatë merkatos së verës.

Kujtojmë që kontrata e Hysajt skadon në vitin 2021.