Instituti i Shëndetësisë në Kosovës: Distancim dhe maska, virusi është ende në mes nesh!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës I ka bërë thirrje soty qytetarëve të mos harrojnë ruajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ky Institut shprehet:

Të nderuar qytetarë!

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Virusi akoma gjendet në mesin tonë. Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave n? vendet publike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19! Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj! Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Qytetarë të nderuar!

Ju lutemi të respektoni masat e shpallura të parandalimit nga instituti kombëtar dhe ministria e shëndetësisë! Ruajeni shëndetin tuaj! Pakujdesia kushton me jetë! Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj: qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën! Mbani distancë fizike për së paku 2 metra! Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë! Ju faleminderit për mirëkuptim!"