Zbulohet vila luksozë ku Princ Harry dhe Meghan po kalojnë karantinën

DailyMail ka publikuar sot pamje nga vila luksoze ku Meghan Markle së bashku me bashkëshortin e saj Princ Harry-n dhe djalin e tyre Archie po qëndrojnë të izoluar gjatë pandemisë.

Sipas kësaj faqe prestigjioze vila ndodhet në Beverly Hills dhe i përket manjatit të Hollivudit Tyler Perry.

Vila ka tetë dhoma gjumi dhe 12 banjo e arreduar sipas stilit toskan shtirhet në majë të një kodre.

Duka dhe Dukesha e Sussex janë transferuar nga Los Angeles në rezidencën që kap vlerën e 18 milion dollarëve ne fund të marsit.

Në këtë vilë u festua dhe ditëlindja e parë e Archie.

Nuk dihet nëse Harry dhe Meghan e kanë marrë me qira apo e kanë blerë pronën e Tylerit por nuk ka asnjë të dhënë që prona është e shitur.