Çifti Kadare: Nuk ishte e lehtë lamtumira me ty, Maks Velo!

Shkrimtari i shquar Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij Helena Kadare kanë shprehur trishtimin e tyre për ndarjen nga jeta të arkitektit dhe piktorit të mirënjohur Maks Velo.

Në një mesazh të publikuar nga Memorie, çifti Kadare shkruan:

“Nuk ishte e lehtë lamtumira me ty, Maks Velo. Emri yt do të kërkonte gjithmonë kujtesën. Dhe do ta kishte gjithmonë atë, të qartë e të ndritshme ashtu siç ishte imazhi yt kur të kishim mes nesh.

Helena dhe Ismail Kadare."