Droga e Maminasit, shoferi i kamionit kërkoi veçimin e dosjes, ja vendimi që mori GJKKO

Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesen e Armando Pezakut për t’u gjykuar vecmas dy të bashkëpadehurve të tij, të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane në Shqipëri.

Pezaku është shoferi i kamionit që transportoi kontenierin e bananeve ku i gjet droga nga porti i Durrësit në Maminas.

Kërkesa për vecim të çështjes erdhi për shkak të ngecjes së procesit ndaj tij dhe të bashkëpandehurve Arbër Çekaj dhe Donaldo Lushaj prej nëntorit 2019, pas leximit të konkluzioneve përfundimtare të prokurorisë.

Përmes avokatit të tij, Ardian Visha, Pezaku ka pretenduar se të gjitha seancat e mëvonshme janë shtyre për shkaqe qe nuk kanë lidhje me të dhe se ai ka qenë i gatshëm të paraqesë konkluzionet e mbrojtjes prej 5 muajsh.

Kërkesa e Pezakut nuk u pranua nga gjykata. Duke e pretenduar qëndrimin të njëanshëm, avokati Visha kërkoi përjashtimin e trupit gjykues.

Në nëntor 2019 prokuroria kërkoi 14 vite burg për bizesmenin Arbëe Cekaj, 10 vjet e 8 muaj për Donaldo Lushajn dhe 8 vjet e 8 muaj për Armando Pezakun.