E bujshme nga Italia/ Barcelona marrëveshje me Pjanic, tashmë Juventusi...

Barcelona dhe Miralem Pjanic kanë arritur një marrëveshje personale.

Mesfushori boshnjak është ndjekur nga Barcelona prej kohësh, por duket se vetëm në vitin 2020 ëndrra e tij do të bëhet realitet për të luajtur me katalunasit.

Së fundmi ëhstë e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” që raporton se Pjanic me agjentin e tij kanë arritur tanimë marrëveshjen personale me kampionët në fuqi të Spanjës.

Thuhet se boshnjaku është pajtuar të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, ku do të përfitojë 7 milionë euro në sezon.

Tashmë Barcelona duhet të bindë Juventusin për të blerë përfundimisht kartonin e Pjanic.