Koronavirusi, alarm i studiuesve: 73% e të shëruave mbeten infektues, se iu qendron në jashtëqitje

Të jesh i shëruar nga koronavirusi dhe të të dalë negative testi nuk do të thotë që nuk je më infektues ndaj të tjerëve. Këtë konkluzion ka nxjerrë një studim i vogël i kryer nga Qendra Mjekësore Altamedica në Romë, i cili hulumtoi momentin e shfaqjes dhe zhdukjes së virusit nga trupi i pacientit dhe zbuloi se koronavirusi reziston në jashtëqitjen e 75% të pacientëve të shëruar.

Duke supozuar se Covid-19 transmetohet jo vetëm përmes rrugëve të frymëmarrjes, por edhe përmes jashtëqitjes, sondazhi i kryer mbi 15 persona që dolën pozitivë nga testi nazo-faringal, tregoi se:

ndërsa virusi i pranishëm në traktin respirator ka tendencë të zhduket më shpejt , në 73% të rasteve dy javë pas testit të parë pozitiv, virusi mbetet në jashtëqitje pavarësisht se testi i dytë del negative.

Në 40% të subjekteve virusi u gjet në feçe deri në 40 ditë më pas.

Studimi nuk është publikuar ende, por është dorëzuar në Journal of Virology.

"Infeksionet si këto përcaktohen si transmetim oro-fekal, virusi depozitohet në gojë dhe zorrë dhe infeksioni ndodh përmes të dy mënyrave, megjithëse ai fekal është nënvlerësuar kryesisht - shpjegon Claudio Giorlandino, gjinekolog, drejtor shëndetësor i Grupit Altamedica dhe drejtori i përgjithshëm i Kolegjit Italian të Mjekësisë Fetale Maternale.

Për më tepër, siç është treguar, virusi vazhdon të qëndrojë në zorrë dhe eliminohet në jashtëqitje për disa javë pasi zhduket nga tamponi, kështu që një subjekt që tani konsiderohet jo infektues në të vërtetë është.Kkjo do të thotë që të dy testet negative nuk janë garanci se nuk mund të infektojë/

Një gabim i thjeshtë në higjenën personale do të ishte i mjaftueshëm për të çuar në një riinfektim .Në këtë pikë, për të parandaluar përhapjen e infeksioneve të reja, subjektet gjithashtu duhet t’i nënshtrohen testit të zorrës së trashë ".