Interi ka në tavolinë ofertën e bujshme të shkëmbimit, jep Icardin për të marrë...

Merkatoja e verës pritet të jetë shumë e nxehtë pasi klube të mëdha po mendojnë të përforcojnë skuadrën e tyre.

Arsenal ka disa kohë që po mendon një zëvendësues të denjë për sulmuesin nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang. Kapiteni i londinezëve ka disa kohë që flitet se do të largohet dhe mesa duket sezonin tjetër nuk do ta shikojmë me fanellën e “Topçinjve”.

Drejtuesit e Arsenalit po mendojnë t’i bëjnë një ofertë Interit për një shkëmbim të mundshëm mes Aubameyang dhe Mauro Icardit. Ky i fundit është në huazim te PSG, por francezët ende nuk kanë dhënë ndonjë sinjal për blerjen përfundimtare të artonit të argjentinasit.

Premier League pritet të jetë një ofertë tunduese për Icardin.