Koronavirusi ndan dy shokët e ngushtë, djali me aftësi të kufizuara detyrohet të largohet prej qenit gjigant Haatchi

Prej 6 javësh qeni Haatchi, qeni gjigant i racës pastor Anatolian, pret i ulur për kthimin e mikut të tij të ngushtë, një djaloshi me aftësi të kufizuara.

Qeni qëndron në vendin e tij dhe lëviz vetëm për të fjetur.

7 vjet më parë familja Howkins e shpëtoi qenin gjigant nga një jetë plot mizori dhe ai formoi menjëherë një lidhje të ngushtë me djalin e turpshëm Owen, i cili është me aftësi të kufizuara.

Për shkak të pandemisë djali është detyruar të largohet nga shtëpia dhe shoku i tij i ngushtë, për të jetuar me mamanë e tij në një apartament. Sëmundja e tij bën që ai të vuajë nga problemet me frymëmarrjen, kështu që familja nuk mund të rrezikonte.

Ai thotë: “Ishte shumë e vështirë të ikja pa Haatchin. Më ka marrë shumë mallir për të dhe ta shoh në kamera është shumë ndryshe nga përqafimi në jetën reale.”