Trajneri i klubit spanjoll zbulon datën: Ma komunikuan zyrtarisht, ja kur rikthehet La Liga

Trajneri i Leganes, Javier Aguirre, ka zbuluar se La Liga planifikon të rifillojë sezonin më 20 qershor dhe të përfundojë më 26 korrik.

Ndonëse nuk ka asnjë deklaratë zyrtare të bërë nga drejtuesit e La Ligas, por trajneri meksikan pretendon se informacioni i ishte komunikuar nga autoritetet spanjolle.

“Ne tashmë kemi një datë për rikthimin e La Ligas”, ka deklaruar Aguirre.

“Më 20 qershor, ne do të fillojmë La Ligan dhe për 5 javë do të përfundojmë zyrtarisht, më 26 korrik.

“Do të luhet të shtunën - të diele dhe mërkurë – enjte, La Liga sapo më ka njoftuar zyrtarisht dhe unë jam shumë i lumtur për këtë, sepse tashmë kemi planifikuar stërvitjet”, zbuloi trajneri i Leganes.