Karantinë e përkryer/ Besi dhe Xhensila publikojnë momente private buzë detit

Edhe pse kohë karantine aktori shumë i dashur për publikun Bes Kallaku së bashku me bashkëshorten e tij Xhensilën kanë qënë shumë aktiv në rrjete sociale.

Dhe së fundmi dyshja kanë udhëtuar drejt bregdetit së bashku me vogëlushen e tyre Ajkën dhe po i shijojnë ditët në maksimum.

  Ka qenë Xhensila që ka postuar një video ku po shijonte perëndimin e diellit dhe më pas shihet teksa puth dhe përqafon Besin duke e bërë akoma më të ëmbël këtë video.

Ata po kalojnë më shumë se kurrë kohë me njëri-tjetrin dhe nuk mund të jenë më të lumtur se kaq.