Intervista në Syri TV/ Koka, Ramës: Bamirës i 'Bild' dhe gjaksi i Ramush Haradinajt!

Gjatë intervistës së mbrëmjes së sotme në "Çim Peka LIVE", në Syri TV, kryeministri Edi Rama pohoi edhe një herë se ka hequr dorë nga padia ndaj gazetës gjermane "Bild". Kjo sipas tij, për shkak të një miqësie të re të krijuar gjatë një darke në Mynih me drejtuesit editorialistë të saj.

Por sa i përket padisë ndaj ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Rama ripohoi se jo vetëm që nuk do të tërheqë padinë por edhe se do të vijojë betejën në gjykatë.

Kjo deklaratë e shefit të qeverisë ka sjellë reagimin e gazetarit Bledian Koka.

"Ky i zbythur, që nuk e di ku fillon nderi e ku mbaron marrëzia që takohet kaq më kollaj me Sandër Vucicin dhe refuzon takimin me Albin Kurtin, e tregoi edhe njëherë se, nuk vlen ta marrësh në konsideratë si kryeqeveritar sesa një sharlatan dyleksh lulishtesh...", shkruan ndër të tjera Koka.

Reagimi i plotë i Bledian Kokës:

Bamiresi i Bild, dhe gjaksi i Ramush Haradinajt!

Sot e kishim ne Syri TV! E ndoqa per kuriozitetin e pyetjeve te Cim Peka sesa per pergjigjet Covid-it! Por ajo qe me la shije te hidhet ishte fakti qe ndersa beri xhymertin me Bild dhe tha se e fali, nuk iu dridh qerpiku kur tha se do ta vazhdonte gjyqin e turpshem me Ramush Haradinaj qe ka celur si grope septike per shpifje ne mes te Gjykates Themelore te Prishtines.

Ky njeri qe nuk beson ne asgje, na u shit sot ne fillim te emisionit si xhentellmen tavolinash e ne fund te transmetimit si cetnik i pangushellueshem ndaj luftetarit te Kosoves. Ky i zbythur, qe nuk e di ku fillon nderi e ku mbaron marrezia qe takohet kaq me kollaj me Sander Vucicin dhe refuzon takimin me Albin Kurtin e tregoi edhe njehere se nuk vlen ta marresh ne konsiderate si kryeqeveritar sesa nje sharlatan dyleksh lulishtesh...

p.s...per hir te profesionit noj here u dashka edhe ta durosh ne "shpi" kete mortje per 2 ore 45 minuta pa peshtyre ekranin ku punon