Negativ në testin për COVID-19, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla nisin nesër stërvitjen

Futbollistët e Hellas Veronës do të nisin të premten stërvitjet për përgatitjet para rinisjes së sezonit në Serie A.

Klubi i Veronës ka konfirmuar se lojtarët dhe stafi kanë rezultuar negativ në testin për COVID-19, kështu ata do t’i nisin stërvitjet nesër.

Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla gjithashtu kanë rezultuar negativ dhe do të jenë gati t’u rikthehen stërvitjeve.

Të gjitha klubet janë e Serie A janë duke bërë teste të vazhdueshme dhe tashmë ka disa ekipe në të cilat virusi COVID-19 vazhdon të jetë ende.

Te Fiorentina janë konfirmuar gjashtë raste pozitive, te Sampdoria 4, ndërsa te Torino një.

Lojtarët duhet të stërviten të diferencuar nga njëri-tjetri, të mbajnë distancën sociale deri në një vendim të radhës, si dhe duhet të respektojnë gjitha rregullat e vendosura nga Qeveria e Italisë.