Zgjedhjet në SHBA/ Donald Trump apo Joe Biden? Rama: I kam miq të dy

Në fund të intervistës në "Çim Peka LIVE", kryeministri Edi Rama u pyet edhe për zgjedhjet e rradhës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku përballë me shumë mundësi do të jenë presidenti aktual Donald Trump dhe kandidati demokrat Joe Biden.

Por shefi i qeverisë e kishte të vështirë të jepte një preferencë mes të dyve pasi sipas tij, që të dy i kam miq shumë të mirë.

Pjesë e diskutimit në emision:

Peka: Kush do të ishte interesi i shqiptarëve dhe i Kosovës në veçanti, Donald Trump apo Joe Biden?

Rama: E kam të vështirë të përfshihem në këtë duel se i kam miq që të dy"

Peka: Je bërë mik me Trump?

Rama: Po për fatin tuaj të keq që e festuat fitoren e Trump në Amerikë sikur më kishit mundur mua në Shqipëri. Keni mbajtur fjalime edhe në parlament"

Peka: Kam mbajtur fjalim në parlament?

Rama: Jo ti, partia juaj".