‘2 mln euro apo 10 vjet të tjera karrierë?’ Albano Bogdo ka një përgjigje të papritur

Aktori i humorit Albano Bogdo, ka qenë i ftuar në fundmi në emisionin Glamour Zone në RTV ORA, ku u vu mes një zgjedhje në dukje të vështirë, por që aktorit nuk iu desh një kohë e gjatë për ta menduar.

Mes 2 milionë eurove, apo 10 vite të tjera karrierë në televizion, cilën do të zgjidhje?

2 milionë euro, direkt tani. Edhe 500 mijë.

Si? Nuk e do më karrierën në ekran?

Asnjë ditë. Më gjej 500 mijë euro, dhe iki direkt.