11 mijë raste të reja në 24 orë/ Rusia rrit testimet ndaj koronavirusit

Për ditë me radhë, Rusia vazhdon të raportojë mijëra raste të reja të prekur nga koronavirusi.

Në pesë ditët e kaluara, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar  rreth 50,000 të infektuar.

Këtë të enjte, zyrtarët shëndetësorë thanë se kishte në total 177.160 raste të konfirmuara, përfshirë 1625 vdekje.

Qyteti i Moskës dhe zona përreth përbëjnë një përqindje të madhe të rasteve në shkallë vendi me rreth 110,000.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan rreth 11 mijë raste të reja.

Lidhur me situatën e rënduar, specialistja kryesore e sëmundjeve infektive të Ministrisë së Shëndetësisë së Rusisë, Elena Malinnikova tha: “Sot, ka shumë herë më shumë teste për infeksionin koronavirus sesa disa javë më parë. Një rritje në numrin e testeve të kryera do të tregojë në mënyrë të pashmangshme një rritje të numrit të të infektuarve. Nëse nuk kryeni teste, atëherë ne do të shohim dhe do të  kemi vetëm raste të dukshme të sëmundjeve (të moderuara dhe të rënda). Rastet e buta dhe asimptomatike në këtë mënyrë nuk do të vihen fare në statistikë. Në Rusi, diagnostifikimi është bërë më aktiv në të gjithë vendin, dhe jo vetëm në rajonin e Moskës dhe Shën Petersburg”.