Femra e parë në Shqipëri që eksperimenton me stand up-in, Ina Gjonçaj: Meshkujt nuk marrin sinjale për tradhtinë e femrave

Periudha e izolimit ka prekur më së shumti sferën kulturore. E ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto”, aktorja Ina Gjonçaj ka rrëfyer për ditët e karantinës,  projektet e lëna përgjysmë dhe batutat më shokuese të stand up-it, që do të nisi në radio.

Gjonçaj tregon se është karantinuar vetëm dhe se ‘përfiton’ nga mamaja për pjesën e përgatitjes së ushqimit. Më tej, sa i përket projekteve Ina shprehet se ka ngelur përgjysmë një vepër e Shekspirit, për shkak të gjendjes së krijuar. Gjithashtu, aktorja zbulon në emisionin e Flavio Qarrit se po eksperimenton me stand up.

E pyetur nga Qarri, për batutën më shokuese të stand up-it, Ina përgjigjet kështu: Pasi shpjegova si ne femrat kuptojmë tradhtinë e meshkujve. Cilat janë sinjalet që ne marrim? Dhe pyeta: Cilat janë sinjalet, që marrin meshkujt për tradhëtinë e femrave? Përgjigjja ishte që meshkujt nuk marrin asnjëherë asnjë sinjal.