Koeman flet pas problemeve që pati në zemër: Ishte një shok, por në këtë moment ndihem mirë

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, ka folur pas shtrimit në spital ditën e dielë për shkak të problemeve në zemër.

Ish-futbollisti i Barcelonës është shprehur se fundjava e kaluar ishte një shok, për të, familjen dhe shoqërinë, por falë ndihmës së doktorëve arriti t’ia dalë.

“ Fundjava e kaluar ishte një shok. Për mua, por mbi të gjitha për familjen dhe shoqërinë. Fatmirësisht doktorët më ndihmuan në mënyrën më të mirë dhe u jam mirënjohës për këtë”, ka shkruar Koeman në ‘Tëitter’.

“ Jam falënderues për të gjitha mesazhet e ëmbla që kamë marrë  nga njerëzit që njoh dhe nga klubet, por gjithashtu edhe nga njerëzit që kurrë nuk i kam takuar. Kjo më dha forcë dhe jam falënderues për këtë”, ka shtuar trajneri.

“Në këtë moment, ndihem shumë mirë. Kjo do të thotë se do të vazhdojë punën time me përkushtim të plotë, sapo topi të fillojë të rotullohet përsëri. Përsëri: Faleminderit për mbështetjen. Do të shihemi së shpejti”, ishin fjalët e Koeman.

Ronald Koeman ka bërë punë të shkëlqyer me kombëtaren e Holandës dhe së fundmi është lidhur edhe me një kalim të mundshëm te Barcelona.