Futbolli drejt rikthimit në normalitet - Një tjetër kampionat europian njofton rifillimin

Kampionati i futbollit në Bullgari do të rifillojë më 5 qershor, ky është vendimi i Unionit Bullgar të Futbollit (BFU) ditën e sotme, me klubet që lejohen të rifillojnë stërvitjen që nga mesi i majit.

Ashtu si në të gjithë Europën (përveç Bjellorusisë) edhe kampionati Bullgar ishte pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

"Me kusht që procesi i stërvitjes të rifillojë në mes të majit, Liga e Parë e Futbollit Profesional do të rifillojë më 5 qershor."

"Plani është që sezoni 2019/2020 të përfundojë më 11 korrik,"  Ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura”, tha BFU në një deklaratë.