A u nxitën thashethemet për Kim Jong-un nga një gabim në përkthim?

BILD

Me javë të tjerë u spekulua për gjendjen shëndetësore të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un: A ishte operuar në zemër? A ishte në gjendje koma? A kishte vdekur? Apo thjesht është zhdukur?

Fundjavën e shkuar erdhi një shenjë jete nga Kim. Sundimtari i vendit komunist u shfaq për herë të parë të premten kur u përuruar një fabrikë fertilizuesish në qytetin Sunchon.

Tani Suh Hoon, kreu i shërbimit sekret të Koresë së Jugut, e ka qartësuar: Nuk ka asnjë provë që Kim ka kryer ndonjë operacion- apo që të ketë pasur probleme serioze shëndetësore. Seuli ka arsye të besojë se raportimet për sëmundjen e rëndë të Kim ishin spekulime të pabazuara.

Arsyeja e mundshme për zhdukjen e tij: pandemia aktuale e koronës. Të paktën kështu mendohet në Korenë e Jugut. Sipas qeverisë së Koresë së Veriut, nuk ka asnjë rast të vetëm në vendin e izoluar- por ekspertët dyshojne të ky informacion. Duket se me shumë gjasa, epidemia do mbahet sekret.

Por si ndodhi që mbarë bota raportoi për një operacion të mundshëm? Shpjegimi mund të jetë më i thjeshtë: një gabim në përkthim.

Spekulimet nisën kur portali Daily NK, që drejtohet kryesisht nga koreano-veriorë që kanë ikur nga vendi, raportoi më 20 prill se Kim do t’i nënshtrohej një ndërhyrje urgjente në sistemin kardiovaskular. ‘Pirja e duhanit, mbipesha dhe rraskapitja,’ ishin arsyet e problemeve të tij shëndetësore.

Të martën, redaktori i Daily NK, Robert Lauler tha se kishte pasur një gabim në përkthimin e artikullit nga gjuha koreane në anglisht. Nga kontroll kardiovaskular ishte bërë operacion kardiovaskular.

Daily NK ka botuar gjithashtu një artikull ku shpjegon se pse është kaq e vështirë të marrësh informacion të saktë për Korenë e Veriut. Në shkrim, autori shprehet se Kim mund të ketë shpërndarë qëllimisht informacione të pasakta për shëndetin e tij- për të mashtruar qeveritë dhe agjencitë e inteligjencës perëndimore.