Këlliçi: Çmenduria e radhës e Ramës, kërkon të mbajë zgjedhje në universitete pa studentë dhe pa pedagogë

Kreu I FRPD-së, Belind Këlliçi, ka denoncuar çmendurinë e radhës së Ramës për të kapur universitetet publike, për të mbajtur zgjedhje në universitete pa studentë dhe pa pedagogë

‘Edi Rama vazhdon me çmendurinë e tij për të mbajtur zgjedhje në universitete pa studentë e pa pedagogë!

Në fakt Edi Rama e ka dëshmuar tashmë se më standartet e tij, zgjedhjet duhet të jenë pa garë e pa votues, në fund të fundit kështu kursen ca para për të blerë vota, e ca favore që duhet tu bëjë kriminelëve që i sigurojnë ato!

Pyetja që shtrohet sot është se pse i ka kaq të rëndësishme Edi Rama këto zgjedhje, në mes të gjendjes së fatkeqësise natyrore, në shkelje të kushtetutes dhe në një kohe kur 52 shtete në botë kane anulluar zgjedhjet politike, për shkak të pandemisë?!

Përgjigja është e thjeshtë. Pas çdo këmbëngulje të Ramës fshihet një vjedhje!

Sot kemi dy pyetje për Edi Ramën.

A është nguti për të kapur drejtimin e universiteteve, i lidhur me PPP korruptive të kampusit universitar në Tiranë?

A është nguti për të kapur universitetin e Tiranës, i lidhur direkt me kthimin e hapësirës së kopshtit botanik në shesh ndërtimi?

Për të dyja këto afera miliona euroshe të rradhës, një rol të rëndësishëm në vendimarrje, kanë pa asnjë diskutim drejtuesit e universiteteve! Ndaj Edi Rama me çdo kusht duhet ti vjedhë këto zgjedhje, për PPP dhe kullat shumëkatëshe të rradhës!

Aq të rëndësishme i kanë këto zgjedhje, sa çdo dite mblidhen në Ministrine e Arsimit kandidatët e mundshëm për rektor dhe dekanë, për të ndarë kush do marrë, e kush do jape çfarë!’