Rifillimi i Bundesligës, flet Ceferin: Një shembull i mirë nga Gjermania!

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin vlerësoi zgjedhjen e Bundesligës për të rifilluar kampionatin.

Në një prononcim për “Allgemeine Zeitung”, kreu i qeverisë europiane të futbollit tregoi modelin gjerman si një shembull për kampionatet e tjera.

"Ishte rezultat i dialogut konstruktiv dhe planifikimit të kujdesshëm midis autoriteteve të futbollit dhe politikanëve. Dhe unë jam i sigurt se Gjermania do të na sigurojë të gjithëve një shembull të ndritshëm se si mund ta risjellim futbollin. Është një lajm i fatastik që autoritetet gjermane ranë dakord që Bundesliga mund të kthehet. Jam gjithashtu i sigurt se ky hap do t'u japë njerëzve më shumë kurajo. Uroj që të gjithë t’ia dalim me sukses,” u shpreh Ceferin.