Italia vazhdon luftën me virusin/ 274 viktima dhe mbi 1,400 të infektuar në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 274 viktima dhe 1,401 raste të reja sipas përditësimit të të dhënave të fundit nga autoritetet italiane,  mbi përhapjen e pandemisë në vend.

Deri më sot, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 29,958 dhe numri i personave të infektuar në 215,858.

Gjithashtu rezultojnë 96,275 pacientë të shëruar nga Covid-19 në Itali dhe janë 3,030 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Në repartet e terapisë intensive në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 pacientë më pak.

Në rajonin e Lombardisë sot janë regjistruar 720 raste pozitive më shumë dhe 164 viktima në 24 orët e fundit.

Deri tani në Itali janë kryer 2,381,288 teste mbi COVID-19.