Ish-futbollisti shqiptar: Mu larguan punonjësit se “shpikën” që jam me koronavirus

Skerdilajd Curri u tërhoqi vëmendjen medieve që të jenë më të kujdesshme në raportimin e lajmeve, duke iu referuar rastit të tij (e raportuan si të prekur me Kronavirus). Në lidhjen me “FanZone” ish-futbollisti i Besës së Kavajës dhe Partizanit, që karrierën e zhvilloi kryesisht në Gjermani, tek Aue, tregoi se nga ky lajm i pavërtetë pati probleme edhe në biznesin e tij.

“Mu larguan nga puna shumë njerëz pasi panë atë lajm. Nuk e di nga doli ai lajm, por u përhap shumë shpejt. Mamasë sime për pak sa nuk po i pushonte zemra, pasi ishte e shqetësuar, por duhet bërë shumë kujdes për shpërndarjen e informacioneve. Gjermania ka bërë një izolim shumë të mirë të këtij virusi.

Unë nuk kam dëgjuar deri tani që nga Aue Erzebirge të ketë ndonjë rast të keq. Është vendosur edhe rikthimi i kampionatit në Gjermani, megjithëse kishte edhe nga ata që ishin kundër.”