Qeveria i kthen përgjigje FSHF-së për rinisjen e futbollit

Pas shumë e shumë përpjekjesh, Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë një përgjigje nga qeveria shqiptare.

FSHF i kishte dërguar pak kohë më parë një letër Ministrisë së Shëndetësisë dhe pas shumë e shumë ditësh pritje ka marrë një përgjigje.

Ministria shprehet se është e gatshme për bashkëpunim me organin më të lartë të futbollit.

Tashmë të dyja palët do të ulen për të disktuar rreth futbollit në Shqipëri. Hapje e futbollit do të bëhet gradual, është publikuar edhe shkresën zyrtare që Ministria i ka dërguar Federatës.

”Komiteti Teknik i Ekspertëve po punon për protokollet e posaçme për hapjen graduale të aktiviteteve sportive, sipas stratergjisë së ri-hapjes të miratuar nga ky komitet. Në këtë kuadër do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj për vijimin e hartimit të protokolleve të posacme nëpërmjet krijimit të një Grupi të Përbashkët Pune. Jeni të lutur të dërgoni përfaqësinë tuaj për të finalizuar hartimin e këtyre protokolleve”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.