Japonia aprovon ‘remdesivirin’ si ilaç kundër COVID-19

Japonia miratoi të enjten remdesivirin, duke e bërë atë ilaçin e parë të autorizuar kundër COVID-19 për të trajtuar sëmundjen.

Japonia e mori vendimin vetëm tre ditë pasi krijuesi i ilaçit amerikan paraqiti miratimin e shpejtë për trajtimin e të sëmurëve, raporton Reuters.

"Deri më tani nuk ka asnjë ilaç kundër koronavirus të disponueshëm, kështu që është një hap i rëndësishëm për ne për të aprovuar këtë ilaç," tha një zyrtar japonez i ministrisë së shëndetësisë në një konferencë për shtyp.

Remdesivir do t'u jepet pacientëve me simptoma të rënda të COVID-19, shtoi ai.

Pa asnjë trajtim tjetër të aprovuar për COVID-19, interesi për ilaçin po rritet në të gjithë botën.

Autoritetet thonë se ilaçi ka përmirësuar rezultatet për njerëzit që vuajnë nga sëmundja e frymëmarrjes dhe ka dhënë të dhëna që sugjerojnë se funksionon më mirë kur jepet në fazat e hershme të infeksionit.

Japonia, me pak më shumë se 16,000 infeksione dhe nën 800 vdekje, ka regjistruar më pak raste se vendet e tjera të mëdha të industrializuara.

Sidoqoftë, një rritje e vazhdueshme e rasteve ka bërë presion në objektet mjekësore në disa pjesë të vendit dhe një ilaç që ndihmon pacientët të shërohen më shpejt, mund të ndihmonte në çlirimin e shtretërve spitalorë.