Koronavirusi/ Ja pse vendet duhet të mbyllin kufijtë

Fluturimet ajrore ishin nxitja kryesore për përhapjen e koronavirusit në botë.

Kështu thuhet në një studim, që vetëm sa i jep rëndësi vendimeve për të mbyllur kufijtë.

Shkencëtarët brazilianë kanë gjetur se vendet më të goditura nga sëmundja vdekjeprurëse ishin ato me aeroportet më të ngarkuar me mijëra fluturime ndërkombëtare.

Sipas Daily Mail, kjo mund të shpjegojë se përse SHBA dhe Britania e Madhe janë dy vendet më të goditura, pasi kanë respektivisht vendin e parë dhe të tretë në botë për volumin e trafikut ajror global.

Kina, që është në vendin e dytë, bllokoi menjëherë fluturimet nga epiqendra e virusit, provinca Hubei.

Studiuesit thonë se skanimi dhe izolimi i udhëtarëve do kishte qenë një zgjidhje e lirë për të gjithë njerëzimin.

SHBA nuk i mbylli aeroportet deri në mars, kurse Britania e Madhe vazhdon të pranojë fluturime edhe sot.