Iu mbyll shkolla nga koronavirusi, kinezja 7 vjeçare detyrohet të mësojë në cepin e ngushtë poshtë banakut të dyqanit

Një vajzë 7 vjeçare në Kinë është detyruar të studiojë në një cep të ngushtë, poshtë banakut të dyqanit të prindërve të saj, pasi shkolla u mbyll për shkak të koronavirusit.

Nxënësja e klasës së parë, Ke Enya, i bën detyrat poshtë banakut që prej një muaji tani, pasi dyqani i prindërve të saj në provincën Hubei u lejua të hapej.

Mamaja e Enyas e pa këtë si zgjidhjen e vetme, pasi kështu mund të punonte dhe të ndihmonte vajzën e saj në të njëjtën kohë.

Foto prekëse tregojnë vajzën në cepin e ngushtë e të errët që ndriçohet nga laptopi. Enya thotë se shpesh vret kokën kur lëviz, pasi ambienti është shumë i ngushtë.