Arbana dhe Eduarti do të bëhen prindër për herë të parë, Olti Curri bën urimin epik

Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë!

Moderatorja e njohur shqiptare dha lajmin e bukur pak më parë përmes një urimi për ditëlindjen e partnerit të saj të zemrës, Eduart Grishaj.

Ajo publikoi një foto të vjetër kujtim me Eduartin, të cilit i uron ditëlindjen duke i dhënë lajmin e bukur publikisht:

“Gëzuar datëlindjen gjysmës time më të mirë, shokut tim të ngushtë, njeriut që ka rrëmbyer zemrën time (që shumë shpejtë do të bëhet baba). Të dua”, shkroi moderatorja-.

Ndërkohë që një nga urimet më pikante për çiftin ka ardhur nga Olti Curri, i cili me humor thotë se në karantinë Arbana me Eduartin paskan bërë dhe diçka më shumë se gatimi.

“Urimeee, dhe unë që mendoja se ju vetëm keni gatuar gjatë karantinës”, shkruan Olti në postimin e tij.