Mushkonjat që transmetojnë zika-n dhe ethet e verdha do të jetojnë në Europë brenda dekadës, tregon studimi

Mushkonjat që mbajnë sëmundje si zika apo ethet e verdha mund të bëhen pjesë të zakonshme të Europës në 2030 për shkak të ngrohjes globale, tregon studimi.

Ndryshimet në sasinë dhe shpeshtinë e reshjeve si dhe temperaturat në rritje do të bëjnë shumë pjesë të botës të jenë shtëpi të përshtatshme për mushkonjat.

Insekti, i njohur me emrin shkencor Aedes aegypti dhe me emrin e zakonshëm ‘mushkonja e etheve të verdha’, momentalisht jeton vetëm në rajonet më të nxehta të botës.

Por ky rajon mund të zgjerohet nga Afrika, Amazona dhe Australia e Veriut deri në Spanjë, Portugali, Greqi dhe Turqi në dekadën që vjen.

Shkencëtarët paralajmërojnë se nëse gjendja e ngrohjes globale përkeqësohet, habitatet e përshtatshme për insektet sëmundje-shkaktuese do të shtohen