VIDEO/ Shoferi përballet me vdekjen, ndalon makinën në tunelin e autostradës dhe del prej saj

Një burrë u përballë me vdekjen në një tunel autostrade, kur ai ndaloi makinën në mes të trafikut të makinave me shpejtësi të lartë, për të kontrolluar një gomë.

Filmime shokuese shfaqin makinat që përplasen me makinën e ndaluar, teksa pasagjerët e saj nxitojnë në trotuar.

Incidenti u filmua në kamerat e sigurisë në tunelin Qinyuanling, i cili ndodhet në një zonë malore të provincës Zhejiang, Kinë.