Holanda e frikësuar, pa vaksinë nuk ka futboll as sezonin e ardhshëm?!

Jo vetëm ky sezon që u anulua por Holanda ka frikë për ecurinë e pandemisë së Koronavirusit.

Autoritetet e kanë mendjen të kalojnë këtë situatë të vështirë pandemie dhe tashmë raportohet se qeveria holandeze nuk do të lejojë asnjë organizim të madh, deri në daljen e vaksinës për COVID-19.

Kjo do të thotë që nuk do të ketë ndeshje me tifozë nga shtatori e më pas dhe kjo mund të zgjatë për një vit. Gjithsesi duhet pritur se si do të shkojë puna e shkencëtarëve, që po punojnë në gjetjen e vaksinës që do të parandalojë infektimin e njerëzve nga koronavirusi.

Ky sezon u anulua përfundimisht dhe nuk u shpall asnjë skuadër kampione duke nxitur polemika të shumta madje disa skuadra pritet të hapin gjyqe ndaj federatës holandeze.