DETAJE/ Tragjedia në Berat, si vdiqën në pus 75 vjeçari me 2 nipërit e tij

Një ngjarje e rëndë, ku kanë humbur jetën 3 pjesëtarë të një familjeje brenda në një pus,ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dyshnik të rrethit të Beratit.

75-vjeçari Kamber Hoxha mësohet se është futur në pusin që kishte hapur në oborrin e shtëpisë, për ta pastruar atë, por ka ngecur brenda në pus dhe ka bërë thirrje për ndihmë.

Menjëherë në ndihmë të tij kanë shkuar 2 nipërit që banojnë në shtëpitë për karshi banesës së Kamberit, por në  përpjekje për ta nxjerrë atë jashtë, edhe ata kanë ngecur brenda në pus. Kamberi dhe 3 nipërit e tij janë asfiksuar dhe nuk kanë mundur dot të dalin nga pusi, për shkak të shkarkesave nga azoti dhe dioksidi i karbonit.

Banorët që panë të gjithë skenën e rëndë dhe që dëgjonin thirrjet për ndihmë të Kamberit dhe 2 nipërve të tij, kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje së bashku me ekipet e zjarrëfikëseve. Operacini i nxjerrjes së truprave nga pusi 8 metër i thellë ka qënë i vështirë dhe ka zgjatur rreth 45 minuta.

Fillimisht kanë dalë pajetë Kamber Hoxha,75-vjeç dhe djali i vëllait të tij Neim Hoxha,46-vjeç,ndërkohë që djali i motrës Gentjan Golashi,45-vjeç është transportur në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal në Berat, ku humbi edhe jetën.

Drejtori i DPV Berat, ka deklaruar se,kjo ngjarje e rëndë që u mori jetën 3 personave është një ngjarje aksidentale se do të bëhen të gjitha hetimet e nevojshme për të zbuluar shkaqetdhe e rrethanat e kësaj tragjedie. Sipas tij, funerali i 3 viktimave do të kryhet në përputhje me protokollin që kërkon situate pandemike që po kalojmë nga Covid-19.

Edhe kryeplaku i fshatit Dyshnik,Besnik Greku si dhe një fqinj i viktimave tregojnë rreth ngjarjse së rëndë,si e mësuan atë dhe si rrodhën ngjarjet.

Banorët e fshatit Dyshnik kanë vuajtur prej vitesh nga mungesa e ujit të pijshëm dhe të gjithë pas viteve ‘90 kanë ndërtuar puse brenda oborreve të shtëpive. Vetëm 5-vitet e fundit ata furnizohen nga Ujësjellësi i Bogovës,por për shkak të furnizimit me orare ata i përdorin puset për të vaditur tokat bujqësore.