VIDEO/ Dalin pamjet, ja si policia dhunoi protestuesit në Sheshin Skëndërbej

Policia ka ndërhyrë dhunshëm mesditën e sotme ndaj dhjetëra personave që ishin duke protestuar në Sheshin Skëndërbej, kundër masave shtrënguese të qeverisë.

Protestuesit kanë kërkuar Jlirimin e vendit nga masat dhe rifillimin e jetës normale.

Por protesta nuk i ka pëlqyer drejtuesve të qeverisë të cilët kanë urdhëruar ndërhyrjen me dhunë të policisë.

Dhjetëra policë kanë ndërhyrë duke dhunuar edhe qytetarët që ishin të pranishëm në protestë e duke shoqëruar disa prej tyre.

Një prej të shoqëruarve është edhe avokati Zaqe Islami, i cili që prej nisjes së masave shtrënguese është shprehur se Covid-19 është thjeshtë një mashtrim.