Bale po planifikon largimin drejt një destinacioni që nuk e priste askush!

Gareth Bale ka kohë që lidhet me një largim nga Real Madridi, por ende nuk ka ndonjë skuadër që plotëson kushtet.

Ylli uellsian përfiton rreth 650 mijë euro në javë te Los Blancos, prandaj asnjë klub nuk dëshiron të paguajë këtë shifër të lartë.

E përditshmja spanjolle “AS” ditën e sotme raporton se uellsiani është duke planifikuar kalimin në Amerikë, atje ku kërkohet nga Inter Miami i Davdi Beckhamit.

Legjenda e Manchester United është pronar i klubit nga MLS dhe së fundmi dëshiron që të ofrojë shumë yje të Europës në mënyrë që klubi i tij të fitojë popullaritet.