VIDEO/Tmerruese, djali qëllohet nga policia, teksa filmonte videon live në Facebook

Një djalë nga Indianapolis është qëlluar dhe ka humbur jetën për shkak të një sulmi policor, teksa ai filmonte një video të ndjekjes live në Facebook.

Incidenti brutal u zhvillua të mërkurën, pasi oficerët filluar të ndiqnin një makinë që po lëviste në mënyrë të çmendur.

Djali, i identifikuar nga anëtarët e familjes si 21 vjeçari Sean Reed, filloi ta filmonte veten në timon, teksa iu largua policisë me shpejtësi, por 10 minuta më vonë atë e ndaluan në një parking.

Në video ai shihet teksa zbret nga makina dhe fillon të vrapojë, teksa dikush thërret: “Ndal! Ndal!”

Ende nuk dihet arsyeja e këtij incidenti, por historia nxiti një përgjigjie masive të publikut që thërrasin për vënien e drejtësisë ndaj 21 vjeçarit që humbi jetën.