Në ditën e saj të lindjes Arbana Osmani jep lajmin e bukur

Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj kanë lindur në të njëjtën datë, 7 maj dhe sot kanë një arsye më shumë për të festuar.

Çifti i njohur do të bëhet prindër.

 Lajmin e bën me dije vetë moderatorja në urimin që ajo i bën Eduartit.

‘Gëzuar ditëlindjen gjysmës time më të mirë, shokut tim të ngushtë, njeriut që ka rrëmbyer zemrën time (që shumë shpejtë do të bëhet baba). Të dua” shkruan moderatorja duke bërë treguar se është në pritje të ëmbël. 

Arbana do të bëhet nënë për herë të dytë, pas djalit të parë Jonit, që me siguri po gëzon shumë për beben që do vijë.

Osmani dhe Grishaj jetojnë prej kohësh një histori të bukur, që nisi nga “Dua të të bëj të lumtur” në “Top Channel”.