Trump: Koronavirusi, një sulm më i keq se bombardimi i Pearl Harbour

Presidenti amerikan Donald Trump e ka përshkruar pandeminë e koronavirusit si "sulmin më të keq" që ka ndodhur ndonjëherë mbi Shtetet e Bashkuara, duke treguar me gisht Kinën.

Z. Trump tha se epidemia e kishte goditur SHBA-në më shumë se se bombardimi japonez i Pearl Harbour në Luftën e Dytë Botërore ose sulmet e 11 shtatorit dy dekada më parë.

Administrata e tij po gjykon të ndërmarrë veprime ndëshkuese kundër Kinës për trajtim që i bëri që në fillim emergjencës globale.

Pekini thotë se SHBA kërkon të largohet nga përgjegjësia e saj ndaj pandemisë.

Që kur u shfaq në qytetin kinez Ëuhan në dhjetor, koronavirusi konfirmohet se ka infektuar 1.2 milion amerikanë, duke vrarë më shumë se 73,000.

Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovalë të Shtëpisë së Bardhë të mërkurën, z. Trump tha: "Ne pësuam sulmin më të keq që kemi pasur ndonjëherë mbi vendin tonë, ky është sulmi më i keq që na ka ndodhur”.

"Ky është më i keq se në Pearl Harbour, ky është më i keqe se tek Qendra Botërore e Tregtisë. Asnjëherë nuk ka pasur një sulm si ky.

"Ai nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Mund të ishte ndalur që në burim. Mund të ishte ndalur në Kinë. Duhej të ishte ndalur pikërisht në burim. Po nuk ndodhi."