I kisha të gjitha simptomat/Ja kur mendon që e ka kaluar Agron Llakaj Covid-19

Aktori i humorit Agron Llakaj ishte së fundmi i ftuar në emisionin "Vizioni i Pasdites".

Ai ka deklaruar se dyshon se dhe mund ta ketë kaluar koronavirusin që në muajin janar.

Kjo sepse ka pasur simptoma të një gripi si kurrë më parë.

'Nga data 3 Janar deri me datë 26 unë kam kaluar një grip të paparë të rëndë, të rikthyer dy herë me temperaturë me frymëmarrje të vështirësuar, ndoshta e kam kaluar koronën se unë grip të tillë s'kam kaluar në jetën time. Bëra skopi kisha problem, fillova antibiotikë dhe nuk e di nëse e kam kaluar apo jo,” është shprehur ai.

Megjithatë gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë dhe Llakaj tregon se gjithmonë ka luftuar për të qenë sa më i shëndetshëm.