Brazili hap varreza gjigante, raporton numrin më të lartë të vdekjeve ditore

Në Brazil, 615 vdekje u raportuan të mërkurën - numri më i lartë i vdekjeve për një ditë të vetme kudo në hemisferën jugore.

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve të lidhura me koronavirusin në këtë vend në më shumë se 8,500.

Ministri i Shëndetësisë Nelson Teich tha që qeveria tani mund të rekomandojë vendosjen e masave të bllokimit në disa nga qytetet më të prekura.

Presidenti Jair Bolsonaro deri më tani nuk e ka pranuar ashpërsinë e pandemisë dhe i ka inkurajuar njerëzit që të vazhdojnë punën.