Erikssen: Jam i lumtur te Inter, është klubi më i mirë italian!

Në këtë kohë izolimi, për shkak të pandemisë së koronavirusit, lojtar dhe ish-lojtarë, kanë zgjedhur rrjetin social Instagram për të komunikuar me njëri-tjetrin apo për t’iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.

Një gjë të tillë e ka bërë dhe mesfushori i Interit, Christian Eriksen, i cili iu përgjigj pyetjeve të tifozëve në faqen “Dr Sporten”.

Në këtë bashkë-bisedim, mesfushori danez foli dhe për muajt e tij të parë me fanellën zikaltër, duke u shprehur:  " Më pëlqen të luaj futboll, sepse kjo është ajo që më motivon më shumë. Inter është klubi më i mirë italian dhe për këtë arsye jam i lumtur që jam pjesë e tyre. Shpresoj të gjejë hapësira ??në fushë. Pozicioni? Unë thjesht duhet të jem aty ku është topi ", u shpreh Erikssen.