Japonia regjistron numrin më të ulët të rasteve të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit, numri i rasteve u rrit në 16 mijë ndërsa numri i vdekjeve në 579.

Japonia konfirmoi 120 raste të reja me COVID-19, që është shifra më e ulët që nga prilli, transmeton Anadolu Agency.

Gjithashtu numri i përgjithshëm i rasteve ka tejkaluar shifrën 16 mijë ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 579 pasi 10 persona të tjerë humbën jetën të martën.

Në kryeqytetin japonez, Tokio janë raportuar 58 raste të reja.

Deri më tani, 5.238 persona janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet ndërkaq 313 janë në gjendje kritike, njofton transmetuesi publik i Japonisë NHK.

Të hënën, kryeministri i vendit Shinzo Abe zgjati situatën e emergjencës kombëtare deri më 31 maj.