A do i kishte firmosur ndryshimet në Kodin Penal nëse do të ishte President? Ja çfarë thotë Bujar Nishani

Ish-presidenti Bujar Nishani, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Aktualitet” në Fax News, u pyet nëse do të firmoste ndryshimet në Kodin penal në kuadër të pandemisë së COVID-19.

“Kam qartësuar përgjigjen time në çdo rast. Do të isha në kufijtë e një spekulimi në kuptimin relativ të fjalës. Nuk mund të përgjigjesh në rastin e një hipoteze, për faktin se zyra e presidentit është me e lartë. Nuk mund të them si do të veproja pasi duhet të jesh në zyrën e presidentit të Republikës për vendimin që ti merr.

Presidenti i Republikës është një tagrin e personit që do të dekretojë një ligj të caktuar dhe të mbajë një qendrim të ligjit në bazë të Kushutetutës. Presidenti e vlerëson ligjin nëse është në përputhje me kushtetutën, apo jo. Nuk merret me ligjin. Presidenti ka kryer një veprim formal juridiko kushtetues që e ka gjykuar ai në tagrin e tij.

Gjykimi im është se ai është një ligj që shkon në një veprim ekstrem nga ana e maxhorancës dhe e qeverisë. E ka ndryshuar kodin penal, është bërë Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë një faqe e zezë e këtij vendi. Kjo maxhorancë ka një politikë penale që kërkon me çdo kusht të imponojë politikën e terrorit të dhunës dhe të forcës. Sa më shumë të imponohesh në momentin që ka reagim qyetatar janë munduar që të imponjonë dhunën dhe frikën.”- u shpreh Nishani.