Elon Musk dhe Grimes mirëpresin në jetë fëmijën e tyre, shpjegojnë emrin e pazakontë ‘X Æ A-12’

Artistja Grimes ka konfirmuar se ajo dhe partneri i saj Elon Musk e kanë quajtur djalin e tyre të sapolindur X Æ A-12.

Këngëtarja 32 vjeçare shpjegoi në rrjete sociale kuptimin e secilit simbol në emrin unik të foshnjës së saj dhe tregoi se ata mbajnë kuptime speciale për çiftin.

“X përfaqëson variablën e panjohur,”nis Grimes shpjegimin. Ajo më pas shton se Æ është frymëzuar nga gjuha e elfëve dhe do të thotë dashuri por gjithashtu simbolizon inteligjencën artificiale.

A-12 i referohet një avion special të ndërtuar për CIA-n, i preferuari i çiftit. Sipas Grimes, avioni nuk është i pajisur me armë apo mjete mbrojtje, por vetëm shpejtësi. Ai është shumë i fuqishëm në luftime, por jo i dhunshëm.

‘A’ simbolizon gjithashtu “Archangel”, këngën e preferuar të artistes.

Çfiti ende nuk ka treguar si shqiptohet emri i pazakontë.