Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur amerikane

Millie Small, këngëtarja e famshme amerikane, e njohur për hitin “Sing my lollipop”, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Sipas “Daily Mail”, Small është ndarë nga jeta pas një goditje në tru. Lajmi është konfirmuar po ashtu nga një mikeshë e këngëtares.

Chris Blakewell, që ishte bashkautor në këngën e kthyer në hit, e përshkroi artisten si një ndër më të veçantat e kohës së saj.

“Kam udhëtuar me të nëpër botë, pashë sesi publiku kudo e kërkonte. Ishte një person tepër i ëmbël, shumë e qeshur dhe me një sens të shkëlqyer humori”, është shprehur ai.

Millie Small ndërroi jetë në Angli.