Freedom House: PS ka ndërprerë reformën zgjedhore, po punojnë për të shtypur median

Raporti i Freedom House për vitin 2020 është shumë kritik qeverisë dhe mazhorancës së Edi Ramës.

Në një pjesë të përkthyer nga SYRI.net, Freedom House shprehet se mazhoranca e Edi Ramës ka bllokuar reformën zgjedhore.

Në raport një vend i veçantë është edhe për lirinë e medias.

Sipas raportit, qeveria e Edi Ramës po punon për të shtypur lirinë  e medias.

Raporti -Vendet në Transit 2020

Parlamenti

Në vitin 2019, opozita në 4 nga 29 vendet (Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi dhe Serbia) e bojkotuan parlamentin, ndërsa një bojkot i shkurtër parlamentar u zhvillua në një vend të pestë, Xhorxhia, në fillim të vitit 2020.

Kushtet themelore për këto bojkote mund të vërehen më gjerësisht, pasi partitë në pushtet ndërmorën hapa për të margjinalizuar opozitën.

Rënia e parlamentit shtrihet më larg sesa thjesht degradimi i lehtë që mund të shkaktojë bojkoti: në një numër vendesh, ligjvënësit gjithnjë e më të irrituar ende ulen në opozitë ndërsa bërja dhe shkelja e rregullave nga supermazhorancat aspak tolerante degradojnë idealin parlamentar.

Në Shqipëri, ligjvënësit e opozitës pas zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017 dhe 2018 duke dhënë dorëheqjen në bllok  në shkurt 2019. Ata kërkuan zgjedhje të reja pasi një hetim zbuloi se Partia Socialiste në pushtet kishte përfshirë ndihmën e rrjeteve të krimit të organizuar në votimet e vitit 2017 që e solli atë në pushtet.

Plot këmbëngulje, Socialistët kanë ndërprerë reformat zgjedhore ndërsa po punojnë për të shtypur median e vendit dhe duke vazhduar me planet për të shkarkuar presidentin.