FOTO/ Një shekull kalon dhe bota është ende e njëjta, ja si u përballën njerëzit me gripin spanjoll

Ka kaluar një shekull që nga pandemia e fundit globale, por përgjigjia e botës tani duket se nuk ka shumë ndryshime, bazuar në fotografitë e publikuara së fundmi nga gripi spanjoll.

Maskat u bënë një pjesë vitale e jetës në 1918. Shumica e tyre ishte prej pambuku, por kishte nga ata që e lidhnin veten me makineri frymëmarrje, duke besuar se dhe vetë ajri ishte toksik.

Fotot janë sjellë në jetë nga faqja online MyHeritage, e cila mund të kthejë fotot bardhë e zi në me ngjyra.