VIDEO/ Kapet adoleshenti që terrorizoi lagjen e tij, ecte me kostumin e zi të mjekëve të murtajës

Policia ka identifikuar adoleshentin që vishte kostumin e mjekut të murtajës dhe terrorizonte banorët në lagje duke ecur i maskuar.

Adoleshenti ishte parë nga fqinjët e tij në një kostum të zi dhe maskë në formë sqepi, si ajo që mjekët e mesjetës mbanin për tu mbrojtur nga murtaja.

Djali tha se ishte e gjitha pjesë e një rrengu për të qeshur, por banorët ishin shumë të shqetësuar për fëmijët dhe të moshuarit që mund të trembeshin nga kostumi makabër në këto kohë pandemie.